Gjenerali Aleksandr Dvornikov nuk po udhëheq më trupat ruse në Ukrainë. Këtë e bëjnë të ditur burime të inteligjencës ukrainase.
Vetë Putin vendosi të lirojë nga detyra të ashtuquajturin “kasapi i Sirisë”, të cilin e kishte thirrur për të udhëhequr pushtimin e vendit pas dështimit të avancimit drejt Kievit.
Vendimi i presidentit rus mund të ishte një “dënim” për rrjedhën e vështirë të luftës për Moskën. Dvornikov nuk ishte parë në publik për disa javë