Instruktorë amerikanë po stërvisin kadetët e Akademisë së Mbrojtjes së Kosovës.
Këtë e ka bërë të ditur ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, i cili edhe ka publikuar fotografi nga stërvitjet.
“Mirënjohje e përjetshme për ushtarakët e SHBA-së që ofrojnë eksperiencën dhe kapacitetet e tyre në zhvillimin e shkathtësive profesionale të kuadrove”, ka shkruar ai.
Stërvitjet po bëhen në kampin “Bondsteel”.
Postimi i plotë i Mehajt:
Instruktorët ushtarakë amerikan stërvitin kadetët e Akademisë sonë të Mbrojtjes.
Në kampin “Bondsteel”, kadetët e QSU-së të Akademisë sonë të Mbrojtjes, stërviten nga instruktorë amerikan për evakuim mjekësor me helikopter (AeroMedeVac).
Forca e Sigurisë së Kosovës dhe kuadrot e saj të reja të oficerëve edukohen dhe stërviten sipas praktikave më të avancuara të ushtrisë amerikane.
Mirënjohje e përjetshme për ushtarakët e SHBA-së që ofrojnë eksperiencën dhe kapacitetet e tyre në zhvillimin e shkathtësive profesionale të kuadrove.