Sunday, October 20, 2024
HomeLajmeKosovaInstitucionet pa borde e drejtorë, Hoti – Qeverisë: e gjithë kjo si...

Institucionet pa borde e drejtorë, Hoti – Qeverisë: e gjithë kjo si pasojë e tendencës për vendosjen e kontrollin mbi institucione, të cilat tashmë janë paralizuar.

Deputeti i LDK-së  Avdullah Hoti në seancën e Kuvendit të Kosovës,  ka thënë se shumë institucione të Kosovës,  vazhdojnë të funksionojnë me ushtrues detyre dhe se e gjithë kjo si pasojë e tendencës për vendosjen e kontrollin mbi institucione, të cilat tashmë janë paralizuar.

“Në tendencën për të vendos kontroll mbi institucione që sipas kushtetutës janë të pavarura, ato janë paralizu sot dhe funksionojnë me ushtrues detyre”, tha ai.

Ndërsa ka përmendur BQK-në e cila vazhdon të funksionojë pa Guvernator si dhe Trustin Pensional i cili po funksionon ende pa bord.

“BQK është pa guvernator. Procesi i zgjedhjes së zv/ guvernatorëve është bojkotu. Procesi i zgjedhjes së guvernatorit është kompromitu. Një ditë para se me kalu mandati dhe një ushtruese e detyrës së zëvendës guvernatori u shkarku, për t’i hapur rrugë që detyrën e Guvernatorit ta ushtroj kryetari i bordit. Kjo nuk është parë për 20 vite. Ky marifet s’është pa prej se Kosova është e pavarur. Trusti pa bord nga dhjetori i vitit të kaluar . Këtu ministri i financave e kanë bojkotu procesin e zgjedhjes së anëtarëve të bordit. Pse është bojkotu ky proces”, tha Hoti.

Ai më tej ka shtuar se ka një vit që Kryeprokurori i shtetit, nuk emërohet dhe se ka një vit që presidentja nuk po e kryen detyrimin kushtetues,  që ka që ta emëroj kryeprokurorin e shtetit.

“Ky marifet nuk është pa. Shpresoj të mbusheni mend sepse pasojat po i vuajmë të gjithë “, tha ai.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments