Thursday, November 21, 2024
HomeLajmeKosovaInspektoriati zbarkon në Ulpianë, sekueston telefona kontrabandë

Inspektoriati zbarkon në Ulpianë, sekueston telefona kontrabandë

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, ka realizuar një aksion të suksesshëm në dyqanet e shitjes së telefonave në Prishtinë.

Në njoftim bëhet e ditur se gjatë këtij aksioni janë sekuestruar: 35 telefona të mençur, 2 orë të mençura, 321 mbushës për telefona dhe 8 kabllo për telefona

Aksioni u krye mbi bazën e dyshimeve për kontrabandë, shmangie të tatimeve dhe tarifave të detyrueshme doganore.“Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, përmes Inspektoratit Qendror mbetet e përkushtuar në luftën kundër informalitetit, eliminimin e praktikave të padrejta tregtare dhe mbrojtjen e konsumatorit.

Aksione të tilla do të vazhdojnë edhe në të ardhmen për të siguruar një treg të drejtë dhe të mbrojtur për të gjithë”, thuhet në njoftim.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments