Inspektori i përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Burim Ramadani, ka nisur raportimin e tij në Komisionin për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.
Raportimi është duke u bërë pa praninë e medieve, ndërkaq u tha se nëse ka pyetje pas përfundimit të raportimit, ata do të prononcohen për media nëse ka interesim.
Fillimisht u miratua procesdverbali i mbledhjes së kaluar të Komisionit, ndërkaq pastaj filloi raportimi i Ramadanit.
Kryetarja e këtij Komisioni, deputetja e PDK-së Ganimete Musliu, tha se nëse do të ketë ndonjë pyetje ose diçka sqarime shtesë ata do të flasin për media pas raportimit.