Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeKosovaInspektorët mbyllin shumë lokale në Kosovë, reagon Shoqata e Gastronomëve

Inspektorët mbyllin shumë lokale në Kosovë, reagon Shoqata e Gastronomëve

Inspektorët anë e mbanë Kosovës në bashkëpunim me Policinë e Kosovës ditëve të fundit kanë mbyllur shumë lokale të gastronomisë në shumë Komuna të Kosovës.

 

Lokalet janë mbyllur me arsyetimin se nuk i kanë respektuar masat anti-COVID.

Shoqata e Gastronomeve të Kosovës, këto veprimet e fundit të organeve përgjegjëse për zbatimin e ligjit në Kosovë, i konsideron jashtëzakonisht të padrejta dhe të papërgjegjshme.

Sipas gastronomeve vendimi i fundit i Qeverisë së Kosovës, ka shprehur konfuzion të paparë për pothuajse secilin subjekt afarist të gastronomisë.

“Subjektet e gastronomisë, radhazi janë njoftuar nga organet zbatuese që puna e tyre mund të zhvillohet ose të mos zhvillohet duke u bazuar në pikën 34 të Vendimit 01/32 të dt. 28.08.2021, sa i përket definimit të kuptimit të hapësirës së brendshme dhe të jashtme, e cila ka ndryshuar padrejtësisht dhe në mënyrë dinake përmes vendimit të fundit. Pra, kjo çështje konfuze nuk ka qenë vetëm për gastronominë, por edhe për organet shtetërore përgjegjëse”.

“Siç jemi njoftuar sot, këto organe para pak ditësh kanë kërkuar interpretim ligjor nga organet përgjegjëse, rreth kësaj çështjeje dhe me marrjen e këtij interpretimi në mënyrë automatike dhe në shumë raste të raportuara mbrëmë kanë vendosur gjoba, dhe menjëherë ndalim të veprimtarisë deri më datë 13.09.2021”.

Këto veprime sipas gastronomeve janë të padrejta, pasi konsiderojnë se afati kohor për njoftimin e subjekteve të gastronomisë rreth një interpretimi të tillë do të duhej të ishte për një periudhë të arsyeshme dhe jo të menjëhershme siç ka ndodhur mbrëmë.

“Si përfaqësues të bizneseve të gastronomisë, i bëjmë thirrje Ministrisë së Shëndetësisë dhe Qeverisë së Kosovës, që të njoftojë publikisht opinionin më qartë me sqarimet e saj rreth kësaj çështjeje, dhe të mbajë përgjegjësi për pasojat që po shkaktohen vazhdimisht ndaj nesh. Në pamundësi për marrjen e vendimit për mbylljen e gastronomisë, kemi masa të tilla që indirekt po e mbyllin dhe dëmtojnë edhe më shumë sektorin tonë!”, përfundon reagimi i Shoqatës së Gastronomeve.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments