
Inspektorati i Kryeqytetit ka zhvilluar sot një aksion për lirimin e hapësirave publike në zonën përreth kompleksit banesor në lagjen Lakrishtë, raporton Express.
Në faqen zyrtare, Inspektorati ka publikuar fotografi ku ka njoftuar se ka bërë largimin e terrasave të vendosura nga bizneset në hapësira publike.
“Inspektorati i Kryeqytetit sot ka filluar lirimin e hapësirave publike (larrgimin e terrasave) në zonën përreth kompleksit banesor në lagjen Lakrishtë!”, thuhet në njoftim.