Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeKosovaInspektorati gjobit kreun e Neurokirurgjisë për “referim të pabazë” të rasteve për...

Inspektorati gjobit kreun e Neurokirurgjisë për “referim të pabazë” të rasteve për trajtim jashtë vendit

Inspektorati Shëndetësor ka gjetur shkelje tek kreu i Klinikës së Neurokirurgjisë në QKUK, Arsim Morina, sa i përket një pacienti që është referuar për trajtim jashtë vendit.

Për këtë arsye, Morina do të gjobitet me një shumë prej dy mijë eurosh, që është shuma minimale.

Kjo ngase te rasti i parë nga 27 pacientët e referuar për trajtim jashtë vendit nga vet Morina, me arsyetimin se nuk ka neuro-anesteziologë për të kryer intervenime me patologji të caktuara, u konstatua si referim i pabazë.

Për këtë rast, Inspektorati Shëndetësor ka finalizuar raportin pas inspektimeve të bëra.

E rekomandimi i këtij raporti është që intervenimet e tilla të kryhen në QKUK, kështu duke u mbështetur në deklaratën e Klinikës së Anesteziologjisë që këto operacione mund të kryhen edhe nga dy anesteziologët që janë në neurokirurgji.

 

Dokumenti me gjetjet, pos Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, do të përcillet edhe tek neurokirurgu Arsim Morina dhe te i pari i SHSKUK-së, Valbon Krasniqi.

Klan Kosova raporton se Morina i kishte vu ultimatum drejtorit Valbon Krasniqit dhe ish-ministrit Armend Zemaj, që ta rikthejë në punë pas pensionimit neuro-anesteziolgen Qamile Morina, e cila është edhe bashkëshortja e tij, ose të gjitha rastet e tilla do t’i referojë jashtë vendit, me arsyetim që është e vetmja anesteziologe e profilizuar për patologji të tilla

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments