Në orët e hershme të mëngjesit të së dieles Drejtoria e Inspekcionit në Prishtinë, ka nisur një aksion për lirimin e hapësirave në afërsi të Tregut të Veturave në Zonën Industriale në Prishtinë.
Ky aksion po zhvillohet në bashkëpunim me Policinë e Kosovës.
Në njoftimin e Inspekcionit, thuhet se kjo pjesë përveç që është e papastër, rrezikon edhe shëndetin e qytetarëve nga therja apo prerja e shpezëve, në kushte totalisht të papërshtatshme