Qeveria e Kosovës (Ministritë dhe Zyra e Kryeministrit), në planifikimin e prokurimit për vitin 2023 kanë paraparë 935 aktivitete, prej të cilave janë iniciuar vetëm 336 aktivitete të rezultuara me 489 kontrata. Vlera e tyre e përbashkët është 442 milionë euro, ndërsa e kontratave kanë vlerën rreth 84 milionë euro, 28 milionë euro prej tyre janë të kontratave të paplanifikuara.
Kështu thuhet në raportin e “Performanca e Qeverisë së Republikës së Kosovës në realizimin e prokurimit”, të publikuar nga Iniciativa për Progres (INPO).
Sipas konkluzioneve të INPO-së, Ministritë dhe Zyra e Kryeministrit nuk i përmbahen planifikimit të prokurimit, rreth gjysma e kontratave të lidhura janë jashtë planifikimit vjetor të prokurimit.
“17 autoritete kontraktuese, në planifikimin e prokurimit, së bashku për vitin 2023 i kanë parapa 935 aktivitete,,,3:23 Në total nga 935 aktivitete të planifikuara gjatë vitit 2023 janë iniciuar 336 aktivitete, të cilat kanë rezultuar me 489 kontrata, për shkak se shumë aktivitete pas inicimit kanë qenë llote, të cilat pastaj kanë rezultuar me kontrata të veçanta..4:22 Për nga vlera, këto 935 aktivitete kanë pasur vlerë të përbashkët, 442 milionë euro, ndërsa kontratat të cilat janë nënshkruar dhe të planifikuara kanë vlerën afër 84 milionë euro apo 19 për qind… 4:58 Gjatë vitit 2023 ato 17 autoritete kontraktuese i kanë nënshkruar së bashku 152 kontrata, 489 i takojnë kontratave që kanë qenë të planifikuara, ndërsa 463 kontrata të cilat kanë qenë të paplanifikuara… 5:32 28 milionë euro është vlera totale e kontratave të paplanifikuara”, ka theksuar Kabashi.
Kabashi, ka shtuar se Ministria e Drejtësisë, ka tejkaluar planifikimin e prokurimit për 311 për qind, për shkak se ka nënshkruar dy kontrata që kanë të bëjnë me përfaqësim ligjor të ministrisë të cilat nuk kanë qenë fare në planifikim të prokurimit, vlera e të cilave është mbi 1.2 milionë euro.
Kabashi ka shtuar Ministria e Infrastrukturës, ka paraparë kontrata për ndërtimin e rrugës Prizren-Tetovë në vlerë rreth 10 milionë euro, por kjo kontratë sipas tij nuk është iniciuar, është iniciuar vetëm aktiviteti për hartimin e projektit.
INPO, ka rekomanduar që Ministritë dhe Zyra e Kryeministrit të kujdesën që planifikimi vjetor të prokurimit ta bëjnë përkitazi me objektivat e tyre institucionale dhe procesi i vlerësimit të nevojave të bëhet mbi bazën e indikatorëve matës dhe efikas, në mënyrë që tenderimi i kontratave të jetë i bazuar në planifikim efikas dhe efektiv./kp