Messi ka rënë dakord për një kontratë dyvjeçare për t’iu bashkuar PSG-së, duke i dhënë fund karrierës së tij rekord si anëtar i Barcelonës pasi klubi u tregua i paaftë për ta rinovuar me atë këtë verë.

Iniesta është në mesin e miliona tifozëve të Barcelonës të lënë zemërthyer nga largimi i Messit pasi mesfushori legjendar tha se ikona argjentinase përfaqëson gjithçka të mrekullueshme për klubin.

Mesfushori spanjoll, i cili ka fituar çdo trofe me Barcelonën mendon se është e dhimbshme ta shohësh Messin duke luajtur me fanellën e PSG-së.

“Unë nuk e di se çfarë ndodhi brenda klubit, as se si u shpalosën gjërat, por klubit do t’i duhet të shërohet nga ky transferim”, ka thënë fillimisht Iniesta për AFP.

“Do të jetë e dhimbshme ta shoh atë në fanellën e një skuadre tjetër”.

“Leo personifikon Barcelonën. Ai ishte gjithçka, ai është një lojtar që e kapërcen ekipin.
Unë kurrë nuk kam parë një lojtar si ai dhe nuk mendoj se do ta shoh kurrë”.

“Barcelona do të vazhdojë të jetë një nga ekipet më të mira, një nga ato që duhet të jetë në top”, përfundoi spanjolli.