Grupi parlamentar i AAK-së ka iniciuar debatin parlamentar në Kuvend për ngritjen e çmimeve të produkteve elementare.
Shefi i Grupit Parlamentare të AAK-së, Besnik Tahiri në një konferencë për medie, tha se ngritja e çmimeve është një problem shqetësues duhet të adresohet edhe në legjislativ.
Këtë drejtim, Tahiri kritikoi kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti për deklarimet e tij për rolin e qeverisë në ngritjen e çmimeve.
“A është Albin Kurti i tanishmi që thotë se qeveria nuk i rritë çmimet, apo i atëhershmi i cili thoshte se do të intervenon për ulje të çmimeve. A ka mashtruar atëherë, apo është e vërtet ajo çka po thotë tash”, tha ai.
Ndërkohë, vendimet e fundit të qeverisë për ndihma ndaj qytetarëve, Tahiri i quajti si elektorale.