Saturday, October 19, 2024
HomeLajmeKosovaInfermierja nga Prizreni i gjen disa të holla, i dorzon në polici

Infermierja nga Prizreni i gjen disa të holla, i dorzon në polici

Një qytetare nga Prizreni, K.T, infermiere në qendrën e vaksinimit ”Sezair Surroi” në Prizren ka gjetur një shumë të caktuar të hollave.

Sipas Policisë në Prizren, ajo menjëherë e ka njoftuar policinë dhe të hollat  e gjetura i ka dorëzuar në stacionin policor në Prizren.

Kjo shumë e të hollave, deri më tani nuk dihet se kujt i takojnë.

“Lusim pronarin e vërtetë të këtyre të hollave, të paraqitet në stacionin policor Prizren Veri në fshati Lubizhd të Prizrenit dhe të vërtetohet pronësia për t’ia dorëzuar ato. Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, e ka falënderuar qytetaren për gjestin human dhe shembullorë me rastin e dorëzimit të  hollave të gjetura në stacionin e policisë”, thuhet nga policia.

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments