Tuesday, November 26, 2024
HomeLajmeKosovaImplantet në QKUK kushtojnë po aq sa në spitale private

Implantet në QKUK kushtojnë po aq sa në spitale private

Brenda sallave të operimit tash do të ofrohet edhe një shërbim tjetër.

Nga këtu stomatologët në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës do të vendosin edhe implante stomatologjike.

Këtë procedurë e kishin kryer ndër vite pacientët vetëm në spitale private.

Por, se si do të aplikohen ato tregoi shefi i klinikës së Kirurgjisë Orale, Ali Gashi.

Video:

Krejt kjo procedurë pacientëve do t’iu kushtoj në total 400 euro.

Prandaj, drejtori i Qendrës Klinike Stomatologjike thotë se kërkuan shqyrtimin e çmimit.

Për kryerjen e këtij shërbimi në kuadër të klinikës së stomatologjisë asnjë kategori nuk është e liruar nga pagesa, për shkak se hyn në grupin e ndërhyrjeve estetike.

E njëjta ndërhyrje në klinika private kushton rreth 100 euro më shumë.

Këtë shërbim e kishte cilësuar si të favorshëm për qytetarët ministri Arben Vitia, duke thënë se kostoja është e përballueshme.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments