Monday, November 25, 2024
HomeLajmeImazhet satelitore tregojnë qytetin ukrainas Mariupol para dhe pas pushtimit rus

Imazhet satelitore tregojnë qytetin ukrainas Mariupol para dhe pas pushtimit rus

Imazhet satelitore (Maxar) kanë shfaqur dyqanet ushqimore dhe qendër tregtare në qytetin Mariupol para dhe pas nisjes së pushtimit të Ukrainës nga Rusia.

Mariupoli ndodhet në jug të Ukrainës dhe është qyteti port më i madh në vend. Aty jetojnë rreth 450.000 banorë.

Në ditët e fundit qyteti ka përjetuar bombardime intensive.

Sot u raportua se një spital për fëmijë u shkatërrua nga sulmet ajrore të Rusisë. Një zyrtar ukrainas tha se u plagosën të paktën 17 persona.

Zyra për të Drejtat e Njeriut e Kombeve të Bashkuara ka verifikuar 1,424 viktima civile që prej nisjes së pushtimit rus të Ukrainës dy javë më parë.

Mariupol para nisjes së pushtimit rus
Mariupol pas nisjes së pushtimit rus

 

 

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments