ILIR (JANUZ) DOBRAJ

0
336

  Sot,më 12 Gusht bëhen 3 vite pa Bashkëshortin,vëllaun,axhin dhe babain tonë

         ILIR (JANUZ) DOBRAJ

                  (03.10.1971- 12.08.2020)

Koha kaloi shumë shpejt por mungesa dhe malli për Ty vetëm sa na u shtuan.

Dhimbja nuk shprehet me fjalë dhe as me lotë,ajo është thellë në brendësinë e shpirtit tonë!

Vdekja e jote e hershme hapi plagë në zemrat tona.

Kujtimi dhe malli do të jenë gjithmonë pjesë e jetës sonë.

E madhe është krenaria që të patëm,por edhe më e madhe është dhimbja që nuk je më në mesin tonë.Gjithmonë do të mbetesh në zemrat tona!

E  kujtojnë me mall:Bashkëshortja Shpresa,djali Fitoni,vajzat Fatjona dhe Loresa,vëllau Fatmiri me bashkëshorten Selvetën,fëmijët Fatjoni dhe Leandra,si dhe motrat Selvija,Resmija,Shqipja,Merita,Vlora dhe Hoka,si dhe mbarë Familja Dobraj.