Wednesday, November 27, 2024
HomeLajmeKosovaIKSHPK i propozon Arben Vitisë dhënien e dozës së tretë të vaksinës...

IKSHPK i propozon Arben Vitisë dhënien e dozës së tretë të vaksinës Anti-COVID

Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia para mediave ka bërë të ditur sot se Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik i ka propozuar që të ketë në konsideratë edhe dhënien e dozës së tretë të vaksinës Anti-COVID.

Vitia ka thënë se kanë filluar negocimin me kompanitë prodhuese për sigurimin e 1 milion vaksinave shtesë për këtë gjë për vitin e ardhshëm

“Do të kemi në konsideratë edhe administrimin e dozës së tretë sipas rekomandimeve të fundit që na kanë ardh nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, kurdo që shihet kjo e domosdoshme, sidomos kjo vlen për grupet më të ndjeshme të popullatës. Grupi negociues në Ministrinë e Shëndetësisë ka filluar negocimin me kompanitë prodhuese për sigurimin edhe të 1 milion vaksinave tjera për këtë gjë për vitin tjetër”, ka thënë ai.

Vitia ka thënë se gjatë kësaj jave pritet që numri i vaksinave të administruara të shkoj në 1 milion.

Derisa ka treguar se rreth 4 mijë vaksina janë administruar te gratë shtatzëna dhe nënat gjidhënëse.

“Derit ani janë administruar rreth 4 mijë doza te gratë shtatzëna dhe nënat gjidhënëse. Gjatë kësaj jave pritet të arrijmë numrin prej 1 milion dozave të administruara kundër COVID-19. Në Kosovë, procesi i vaksinimit ka përfshirë personat mbi 16 vjeç tani siç jeni informuar sikurse edhe fëmijët e moshës 12-15 vjeçare me indikacione mjekësore apo imunitet të komprometuar. Në mënyrë të veçantë i bëjmë thirrje të rinjve, sidomos shtatzënave dhe nënave gjidhënëse që të vaksinohen sepse tani më ka dëshmi të mjaftueshme shkencore”, ka thënë ai.

Vitia është shprehur se aktualisht në stoqe janë edhe 600 mijë vaksina, andaj edhe u ka bërë thirrje qytetarëve që të caktojnë terminet e të vaksinohen.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments