Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeKosovaIkballe Huduti lirohet nga akuza “Shtytje për kryerjen e veprave terroriste”

Ikballe Huduti lirohet nga akuza “Shtytje për kryerjen e veprave terroriste”

Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarës Ikballe Huduti për shkak të veprës penale “Shtytje për kryerjen e veprave terroriste”.

 

E akuzuara I.H me vendimin unanim të trupit gjykues në këtë çështje penale është liruar nga akuza, për shkak se nga gjykata nuk janë gjetur prova se e njëjta ka kryer veprën penale Shtytja për kryerjen e veprave terroriste nga neni 134 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, për të cilën vepër është akuzuar nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës.

Kallëzimi penal ndaj Ikballe Berisha-Hudutit për shtytje në terrorizëm – ishte hartuar bazuar në postimet në Facebook.

Kundër këtij aktvendimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës, përmes kësaj gjykate.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments