Instituti Hidrometerologjik njofton se nesër mbi vendin tonë do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.
Sipas IHMK’së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-28 gradë Celsius.
Instituti tutje njofton se do të fryjë erë kryesisht nga verilindja e lehtë deri mesatare.
Në njoftimin e djeshëm për parashikimin e motit, IHMK’ja ka bërë të ditur se nuk pritet ndonjë ndryshim drastik i motit.
“Fushat me presion të lartë atmosferik që kanë përfshirë vendin ditëve të fundit, vazhdojnë të mbeten të qëndrueshme. Kështu që nuk parashihen ndryshime të ndjeshme në parametrat meteorologjikë”, u tha në njoftim të tyre.