Zlatan Ibrahimovic dëshironte rikthimin tek PSG.
Sipas “Le Parisien”, Zlatan Ibrahimovic dëshironte të rikthehej në Paris Saint Germain gjatë verës por Drejtori sportiv i “Parisienëve” e refuzoi një gjë të tillë.
Pas refuzimit të Leonardos, ai nënshkroi kontratën e re me Milanin, e cila do ta bajë atë edhe për një vit në Milano.
Artikulli sugjeron që Mino Raiola e kishte “shtruar” terrenin për rikthimin e Ibras në Paris, por që Leonardo e bllokoi këtë gjë dhe me të kuptuar se nuk kishte mundësi për rikthim, atëherë suedezi nënshrkoi kontratën e re.
Ibra ende nuk ka reaguar ndaj këtyre pretendimeve të “Le Parisien”, ai pritet të rikthehet nga lëndimi pas dy javësh.