Të shpeshta janë rastet kur zyrtarët shtetërore bëjnë gabime nga më të ndryshmet.
Përpos gabimeve të shpeshta drejtshkrimore, këta të fundit bëjnë gabime edhe në ndryshimin e posteve të cilat posedojnë në kuadër të Qeverisë.
Një gjë të tillë së fundi e bëri edhe ish-ministri i Shëndetësisë, kandidat për Kryetar të Prishtinës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arben Vitia.
Derisa ka shkruar lidhur me vizitën e kryeministri Albin Kurti në muzeun “Shtëpia e Pavarësisë Dr.Ibrahim Rugova”, ai ministren e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla e ka prezantuar si ministre të Punëve të Brendshme.
Kësisoj Vitia e zëvendësoi ministrin Xhelal Sveçla me ministren e Jashtme, Donika Gërvalla Schwarz.
Gabimin që bëri në rrjetin social Facebook, Arben Vitia e ka përmirësuar më pas e kjo gjë vërehet në ndryshimet tek postimi në fjalë.