Të dielën (2 korrik) rreth orës 21:00 ka ndodhur një grabitje në rrugën “Xhemajl Musatafa” në Fushë Kosovë.
Një person i moshës 23 vjeçare, veshur me rroba të zeza dhe kapele në tokë i ishte afruar nga prapa një personi tjetër dhe ia kishte marrë nga dora kuletën.
Siç thonë burimet e Indeksonline, në bazë të asaj që ka deklaruar viktima, në kuletë kishte të hollat në vlerë 380 euro si dhe kartelat bankare.
Gjatë grabitjes, i dyshuari i ka shkaktuar viktimës lëndime trupore në pjesën e dorës, ku më pas viktima ka pranuar tretman mjekësor.
Policia pas shikimit të kamerave të sigurisë, dëshmitarëve e vendit të ngjarjes ka arritur që të identifikohet i dyshuari, teksa mbrëmë (5 korrik) është arritur të arrestohet në Fushë Kosovë.
I dyshuari ka pranuar në tërësi veprën e kryer dhe është ndaluar për 48 orë.