Të shtëna me armë kanë ndodhur në orët e mbrëmjes në Vitomiricë të Pejës, afër shkollës së mesme ekonomike “Ali Hadri”. Indeksonline raporton se njëri ndër të vrarët është ish-kandidati i PDK-së për Deçanin, Blerand Kadriaj.
Dy persona të vrarë janë nga të shtënat, njëri prej tyre është kandidati i PDK-së për Pejën, Astrit Ademaj.
Po ashtu një person është i plagosur nga të shtënat.