Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeI thanë ke grip, afgani në Shqipëri ndërron jetë në rrethana të...

I thanë ke grip, afgani në Shqipëri ndërron jetë në rrethana të dyshimta në spital

Një shtetas i evakuuar nga Afganistani dhe që strehohej në vendin tonë ka ndërruar jetë për shkaqe të paqarta, pasi u përcoll në tre spitale të ndryshme në vendin tonë.

Mësohet se 69-vjeçari Muhamed Farid ishte ndjerë keq nga dhimbjet në gjoks, gjatë qëndrimit në hotel “Kolaveri” në Golem dhe është paraqitur fillimisht në spitalin e Kavajës i shoqëruar nga vajza e tij, Fatima. Por mjeku i shërbimit në Kavajë e ka përcjellë për në spitalin e Durrësit, pasi në spitalin e Kavajës nuk kishte pajisje për kryerjen e skanerit.

Së bashku me vajzën, afgani është drejtuar në spitalin e Durrësi, ku e kanë përcjellë sërish duke i thënë se kishte vetëm një gjendje gripale.

Por pasi është kthyer në hotel, rreth orës 03:00 të natës, gjendja shëndetësore e tij është përkeqësuar së tepërmi dhe Muhamed Farid është dërguar drejt spitalit të Infektivit në QSUT, ku edhe ka ndërruar jetë.

Burime për Newsbomb.al thanë se për kthimin dhe trajtimin në hotel të 69-vjeçarit afgan ka qenë vajza e tij ajo që e ka kërkuar si dhe ka firmosur.

I njderi dyshohet se vuante nga tensioni dhe diabeti.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments