Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i ka kthyer përgjigje një ndjekësi, i cili i tha se të gjithë shqiptarët do të ikin jashtë shtetit.
Në një postim që Rama ka shpërndarë ku njofton se do të ketë rritje page prej 30 përqind për të gjitha nivelet e Forcave të Armatosura, një qytetar i ka thënë se s’ka kthim mbrapa dhe se kot mundohet, meqenëse të gjithë do ikin jashtë shtetit.
“Nuk ka kthim mbrapa,gjith shqiptaret do ikin jashte shtetit, kot mundohesh”, ka shkruar qytetari.
Këtij komenti, i është përgjigjur Rama, duke i thënë se një ditë do ta shoh se sa gabim e ka pasur.
“Shqiperia eshte vendi yt dhe imi, pavaresisht se ti dhe une mendojme krejt ndryshe, prandaj te thuash kot mundohesh per Shqiperine eshte si te thuash kot mundohesh per shtepine tone, nderkohe qe ti je me i ri se une e nje dite do ta shohesh se sa gabim e ke pasur😊”, ka qenë përgjigja e Ramës.