Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeKosovaI ndalohet largimi nga Serbia, Sanduloviq: Po nisesha për trajtim të pasojave...

I ndalohet largimi nga Serbia, Sanduloviq: Po nisesha për trajtim të pasojave që më la rrahja e Radoiçiqit dhe Veselinoviqit

Po vazhdon terrori i strukturave shtetërore serbe ndaj Nikolla Sanduloviqit, kryetarit të Partisë Republikane të Serbisë.

Para pak çastesh ai ka njoftuar se Qeveria e Serbisë ia ka ndaluar daljen nga Serbia. Thotë se kishte planifikuar që jashtë Serbisë, të merrte trajtimin adekuat pas pasojave që e shoqëruan kur thotë se u rrah para pak muajsh.

“Terrori i strukturës në pushtet ndaj meje dhe familjes sime vazhdon. Qeveria në Serbi nuk më lejon të largohem nga Serbia që si kryetar i Unionit të Republikanëve të Ballkanit të mos mund të zbatoj politikën time të paqes dhe pajtimit në Ballkan”, ka shkruar ai.

Ai ndalim më pengoi të marr trajtimin adekuat dhe profesional mjekësor të nevojshëm si rezultat i rrëmbimit dhe rrahjes që përjetova nga BIA dhe bashkëpunëtorët e saj, (terroristët dhe kriminelët) Milan Radoiçiq dhe Zvonko Veselinoviç, për vendosjen e luleve mbi varrin e vajzës Blerina Jasharit. Për shkak të vendosjes së luleve mbi varrin e një vajze të pafajshme të vrarë, akuzohem rrejshëm për përhapjen e urrejtjes fetare dhe kombëtare”, ka thënë ai në X.

“Askund në botë nuk i ka ndodhur një presidenti i një partie politike që ta rrëmbejnë, ta torturojnë, ta burgosin, ta ndalojnë punën politike dhe t’i mohohet ndihma ligjore dhe mjekësore. Kjo ka ndodhur dhe ndodh vetëm me mua në shekullin e 21-të”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments