Një i mitur nga Prishtina ka kërcënuar me thikë familjarët e tij.
Rasti ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së martës, ndërkaq i dyshuari është shoqëruar në Qendrën Klinike Universitare, ka bërë të ditur policia.
“Prishtinë, 06.04.2021 – 00:20. Njësiti policor ka shoqëruar në QKUK të dyshuarin mashkull kosovar (i mitur), pasi që i njëjti ka kërcënuar me thikë familjarët e tij. Është konfiskuar një thikë”, njofton policia.
Po ashtu, policia ka bërë të ditur se i dyshuari është hospitalizuar në repartin neuropsikiatrik.
“I dyshuari është hospitalizuar në repartin neuropsikiatrik. Rasti është duke u hetuar”, njofton policia.