Thursday, November 21, 2024
HomeLajmeKosova“I ka bërë presion të madh zyrtarëve komunal serbë” – Shkarkohet nënkryetarja...

“I ka bërë presion të madh zyrtarëve komunal serbë” – Shkarkohet nënkryetarja e Zveçanit Natasha Tomaniq

Kryetari i Zveçanit, Ilir Peci e ka shkarkuar sot nga detyra nënkryetaren e komunës, Natasha Tomaniq.

Peci për teve1.info ka thënë se vendimi është marrë sot në seancën e Kuvendit Komunal ku 17 asambleistë votuan pro shkarkimit të nënkryetares.

Sipas tij, nënkryetarja ka kaluar disa herë kompetencat e saj në punë.

Përveç kësaj ajo thuhet se ka bërë presion të vazhdueshëm ndaj zyrtarëve serbë në komunë të Zveçanit, ku si rrjedhojë tre zyrtarë serbë kanë dhënë dorëheqje ditëve të fundit.

“Të gjitha kompetencat e nënkryetares së komunës ajo i ka tejkaluar…këto vrenjtje ia kam drejtuar edhe me herët asaj por nuk është ndal… Ajo që nuk kom mujt më i ikë presionin e madh që ia ka bërë zyrtarëve serb, derisa javën e kaluar, pra të premten ka shkuar në zyre dha ia ka marrë letërnjoftimet dhunshëm dhe i ka shtyrë me u bë anëtarë të një partie serbe. Nga presioni i saj i vazhdueshëm edhe tre zyrtarë serbë kanë dhënë dorëheqje prej pozitave të tyre.

Po ashtu shumë mungesa ka bërë në arsyetimin se po kam shumë takime, asnjëherë nuk ka raportuar se me kë po takohet apo çfarë po bisedohet. Çdo ditë ka bërë shkelje…si dhe kanë ardhur punëtorët serbë dhe kanë thënë se nëse nuk largohet ajo të gjithë ne punëtorët serbë kemi me dhënë dorëheqje. E kam dhenë propozimin para Kuvendit dhe me të gjitha votat për Kuvendi ka vendosur për shkarkim”, ka thënë ai për teve1.info.

Ai ka thënë se për shkak të saj, 30 punëtorë me mu largu nga puna është tmerr i madhe për të.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments