Në lidhje më këto vepra penale të gjetura te i dyshimti, policia realizoj një bastisje edhe në shtëpinë e të dyshimtit.
“Gjatë bastisjes në shtëpi, i dyshimti ishte në posedim edhe të armës ilegale të tipit pistoletë “SIG”, së bashku më një karikator me 38 fishek të kalibrit 9mm”, thekson komunikata e lëshuar nga Policia e Kosovës.
Në kontrolle të hollësishëm zyrtarët policor po ashtu kanë gjetur monedha të falsifikuara, gjithsej 8 monedha ne vlerë 2 euro të metalit.
“Për të gjitha aktivitetet policia informoj prokurorin kujdestar për të cilat ishte e autorizuar të kryej veprime, me aktvendim të prokurorit i dyshimti B.B i lindur në vitin 1976 u ndalua në mbajtje në afat prej 48 orë”, thekson komunikata.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një pistolete “SIG”, 38 fishek kalibër 9mm, 8 monedha nga 2 euro metali dhe 0.45 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit “Kokainë”. Rasti është ne hetime të mëtutjeshme.