I pandehuri ishte dënuar me 3 vjet e gjysmë burgim për grabitje dhe vjedhje të rëndë në Prizren.
Për kapjen e tij, policia angazhoi disa njësi, përfshirë patrullat e stacionit, Njësinë e Reagimit të Shpejtë (NJRSH) dhe Drejtorinë për Hetimin e Trafikimit të Narkotikëve.
Sipas raportit zyrtar, operacioni është zhvilluar pa përdorimin e forcës. Policia fillimisht siguroi perimetrin e shtëpisë ku fshihej i kërkuari, pastaj hyri brenda dhe e gjeti atë duke meremetuar një dhomë.
I dyshuari u legjitimua, u prangos dhe u dërgua në stacionin policor për procedurat e mëtejshme. Pas përfundimit të procedurave, ai do të dërgohet për vuajtjen e dënimit./