Report Tv mëson se i plagosuri është identifikuar si Redi Balla, i cili është qëlluar brenda makinës së tij të parkuar në lulishten në këtë zonë.
Nga sa mësohet 22-vjeçari ka marrë një plumb në këmbë dhe nuk rrezikon jetën. Nuk dihen ende motivet e këtij sulmi, por duket si një skemë e mirëorganizuar nga ana e atentatorëve, të cilët kanë shfrytëzuar një moment kur vëmendja e të gjithëve, përfshirë edhe uniformave blu ka qenë e fokusuar te ndeshja e Shqipërisë
Në vendin e ngjarjes shihet një prezencë e madhe e forcave të policisë si edhe të qytetarëve kureshtarë për të parë dhe mësuar se çfarë ka ndodhur.
Kjo zonë, është mjaft e frekuentuar dhe rrethohet nga biznese me kamera të shumta sigurie, çka mund të ndihmojnë me zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje, si edhe deri në identifikimin e autorit.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.