Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ekrem Hyseni, mbrëmë ka humbur kundrejt kandidatit të Vetëvendosjes, Shpejtim Bulliqit.
Por në fshatin e tij të lindjes, Hyseni ka dalë fitues me 730 vota duke e lënë pas Shpejtim Bulliqin me gjashtë të tilla.
E një i afërm i Hysenit nga fshati Batllavë, nga edhe vjen ish-kandidati i LDK-së, tha se është mërzitur për humbjen e komshiut të tij por jo edhe për humbjen e Lidhjes Demokratike.
“Jam mërzitë që s’ka fitu si kojshi, si Ekrem, jo si LDK. Ekremi për mjekësi osht nishi po si LDK s’ka diçka të mirë, një të ardhme të mirë”, ka thënë Nexhmedin Tërhulli, komshiu i Hysenit.
Ai tha se e ka votuar Lëvizjen Vetëvendosje, pasi sipas tij, Lidhja Demokratike për gjithë këto vite sa ishte në pushtet nuk ka bërë asgjë.
“Ekrem Hyseni është njeri shumë i mirë po rrethi ku osht s’besoj që ka ni të ardhme të mirë, se njerëzit përreth i ka strukturë të mesme, i ka strukturë të korruptume, ky osht njeri i pakorrupotum, si për kojshi osht njeri shumë i mirë po çka me ba, tash edhe humbjen duhet me pranu”, ka vazhduar ai.