Monday, November 25, 2024
HomeLajmeHyseni thotë se është urgjente marrëveshja Kosovë -Serbi, i përmend zhvillimet në...

Hyseni thotë se është urgjente marrëveshja Kosovë -Serbi, i përmend zhvillimet në Ukrainë

Ish-koordinatori nacional për dialogun, Skender Hyseni, ka thënë se liderët e institucioneve në Kosovë duhet të zbatojnë qëndrimet e ShBA-së dhe BE-së se marrëveshja me Serbinë duhet të përmbyllet sa më parë.

Hyseni ka shkruar se status-quoja është armiku më i madh i Kosovës teksa ka përmendur zhvillimet në Ukrainë.

“Siq e kam thënë shumë herë deri më tani, dua ta theksoj fuqishëm se Status-quoja, përkatësisht ruajtja e gjendjes së ngrirë në raportet me Serbinë është armiku më i madh i Kosovës sot dhe nesër! Është urgjente që Kosova dhe Serbia të arrijnë marrëveshje përfundimtare mundësisht brenda këtij viti, në mënyrë që këto dy shtete të mos rrëshqasin drejt një konflikti të përhershëm, duke iu ekspozuar planeve dhe ndikimeve nga faktorët destabilizues që për qëllim kanë prishjen e rendit kushtetues dhe sigurisë në Kosovë dhe Ballkan. Shembulli më i mirë janë zhvillimet aktuale në dhe rreth Ukrainës. Prandaj forcimi i partneritetit dhe komunikimi e koordinimi sistematik me SHBA-të dhe BE-në është jetik për Kosovën”, ka shkruar ai.

 

 

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments