Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeKosovaHyseni i VV-së: Ka organizime me aeroplanë nga diaspora enkas për të...

Hyseni i VV-së: Ka organizime me aeroplanë nga diaspora enkas për të votuar

Kandidati për kryetar të komunës së Gjilanit nga Lëvizja Vetëvendosje, Alban Hyseni, i cili në raundin e parë të zgjedhjeve lokale ka dal më i votuari në Gjilan,  beson se në raundin e dytë do të ketë dalje më të madhe të qytetarëve për të votuar.

 

I ftuar në emisionin CONTEXT në ATV, ai theksoi se beson se do të jetë edhe një numër i madh i votuesve nga diaspora të cilët, sipas tij, do të vijnë me të vetmin qëllim që të votojnë në zgjedhjet e 14 nëntorit.

“Pas zgjedhjeve ditën e nesërme me 18 tetor kemi mbajt mbledhjen e shtabit të qendrës me ç’rast kemi diskutuar për hapa të mëtutjeshëm, si rezultat kemi nxjerr që ne duhet të bëjmë një analizë të votës fillimisht, kemi bërë krahasimet me zgjedhjet paraprake, kemi parë edhe strukturën e votuesve dhe kjo ka qenë pikënisja jonë kryesore për të organizuar fushatën. Në anën tjetër unë besoj që fitorja jonë në Gjilan që ka qenë e papritur për shumë kë por e pritur për ne përshkak të punës që e kemi bërë, ka qenë një lloj elektrizimi i shumë njerëzve që nuk e kanë pritur këtë rezultat e si rezultat i kësaj besojnë edhe më shumë në fitoren tonë dhe kjo besoj që është njëra nga arsyet e tjera pse do të ketë votues të rinj në Gjilan, bashkërisht me një numër të madh të diasporës që kanë vendosur të vijnë në komunën tonë për zgjedhje,”– tha Hyseni.

“Kam parë që ka organizime me aeroplan për të ardh me votu”– shtoi ai.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments