Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Gjilanit, Alban Hyseni ka folur për programin e partisë së tij në rast të qeverisjes në komunën e Gjilanit pas zgjedhjeve të 17 tetorit.
Hyseni në DPT te Fidani ka thënë se ndryshime do të bëhen sidomos në fushën e Arsimit.
Hyseni tha se kjo komunë ka probleme bazike në arsim duke filluar nga infrastruktura e shkollave.
Ai tha se shumë shkolla në Gjilan që nuk janë në gjendje të mirë fizike për nga ndërtimi.