Në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Komunën e Gjilanit, fitues doli kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Hyseni.
Hysenit ja lëshoi vendin kandidati i LDK-së, Lutfi Haziri, i cili nuk arriti të siguronte shumicën e votave për të marrë edhe një mandate në krye të Gjilanit.
Në anën tjetër, gjatë ditës së sotme në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve janë numëruar edhe votat e dërguara me postë nga diaspora.
Në rezultatin përfundimtar të votave me postë, Hyseni i VV-së ka marrë 148 vota në total nga diaspora, ndërsa Haziri i LDK-së ka marrë vetëm 65.
Kujtojmë se sot Haziri është takuar me drejtorët e komunës për të bërë përgatitjet që t’ia lëshojë vendin Hysenit për 4 vitet e ardhshme.