Wednesday, November 27, 2024
HomeLajmeHykmete Bajrami: Kosovës i duhet një rrugë pa njerëz me mendësi si...

Hykmete Bajrami: Kosovës i duhet një rrugë pa njerëz me mendësi si të Hekuran Muratit

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami i është kundërpërgjigjur ministrit të Financave, Hekuran Murati, pasi ai tha se opozita po i bllokon marrëveshjet ndërkombëtare në Kuvend.

Bajrami thotë se Qeveria Kurti nuk janë të vetëdijshëm për dëmet që po i shkaktojnë Kosovës.

“Kur lexon deklarata të tilla e kupton që këta që na qeverisin sot nuk janë as të vetëdijshëm për dëmet që i shkaktojnë vendit. Relativizimi i dëmtimit të raportëve me aleatët tonë deri në venie të sanksioneve në këtë nivel është katastrofal për vendin”, tha Bajrami për Gazetën Blic.

Bajrami thotë se VV’ja duhet ta kujtojë që vetë nuk e kanë votuar MSA-në dhe sipas saj, përgjegjësia shkon tek ministri Murati për mos-votim të marrëveshjeve ndërkombëtare në Kuvend.

“Sa i përket marrëveshjeve finaciare ndërkombëtare që s’po votohën në Kuvend përgjegjësia është te vet ministri, qeveria dhe shumica në Kuvend që nuk arritën me arritë koncensus për as edhe një çështje të vetme gjatë këtij mandati”, tha Bajrami.

“Ja përkujtoj Muratit që LVV nuk e ka votu MSA-në”, shtoi ajo.

Sipas Bajramit, Qeveria Kurti e ka vënë në rrezik Kosovën.

“Edhe njëherë kjo qeveri me këtë mëndesi si të Hekuranit e ka sjellë vendin nën sanksione. Situata është e rëndë, qënsia e vendit tonë është në rrezik. Kosovës i duhet një rrugë pa këta njerëz, pa këtë mëndesi”, tha Bajrami.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments