Për dallim nga zgjedhjet nacionale, Lëvizja Vetëvendosje në zgjedhjet lokale doli të ketë krejtësisht rezultat tjetër.
Partia e Albin Kurtit e cila aktualisht ka pushtetin në nivelin qendror, nuk e ka fituar ende asnjë komunë, ndërkaq që në 12 komuna do të garojë në balotazh.
Shpresën e vetme të cilën e ka kjo parti politike është balotazhi, apo përballja e dytë e kandidatëve të saj qe mbetën pa fituar as 50% të votave.
Por ishte pikërisht Armend Muja, nga Lëvizja Vetëvendosje i cili pati deklaruar diçka krejtësisht të pamundur.
Ai deklaroi se VV do ti fitojë 21 komuna gjithsesi, si dhe dy tri komuna mund të ketë ndryshime.
“Do të fitojmë në Mitrovicë, Vushtrri, Podujevë, në Prishtinë, Kamenicë, Gjilan, Ferizaj e Viti. Në Lipjan, në Prizren, Gjakovë, Pejë e në Istog e Klinë”, pati deklaruar Muja.
E lidhur me këtë pati edhe reagime të ndryshme, duke e cilësuar këtë deklarim si huqje të madhe nga ana e Armend Mujës i cili shpesh herë kishte qenë i saktë lidhur me rezultatet e mundshme të zgjedhjeve që zhvilloheshin në Kosovë.
Siç duket euforia e zgjedhjeve nacionale ka prekur thellë Lëvizjen Vetëvendosje, të cilët mendonin se e kanë të siguruar fitoren në të gjitha komunat pavarësisht kandidatëve të cilët kishin vendosur ata në këto zgjedhje.