Deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës, Fatmir Humolli, ka thënë se sikur UÇK-ja ta posedonte gjatë luftës armatimin që e kishin terroristët në Veri të Kosovës, atëherë Podujevën do ta çlironin për tri ditë.
Në Pressing të T7, ai ka thënë të hënën, se me atë armatim nuk do do të ishte e nevojshme që popullata të largohej nga Prishtina, pasi thotë se ata kishin motiv për luftë.
Në këtë kontekst, ai tha se terroristet në Veri nuk kanë pasur motiv të luftojnë, pasi nuk është toka e tyre.
Për këtë ai thotë se pasi e sulmuan Policinë e Kosovës kanë ikur.
”Gjithë këtë armatim sikur ta kishim në zonën operative të Llapit, e kishim marrë Podujevën sa ora, me këtë armatim nuk na u kish përzë popullata e Prishtinës. Këta nuk kanë motiv për luftë, nuk kanë arsyeje”, ka thënë ai.
Më tutje, Humolli tha se po ekzagjerohet fuqia e Serbisë, sipas tij Beogradi nuk ka kapacitete për luftë në vatrat e Ballkanit.
“Nganjëherë po mendojmë se Serbia është më e fortë se Rusia”, tha Humolli.