Friday, October 25, 2024
HomeLajmeKosovaHumolli për VV-në: Papërgjegjësi totale, nuk e kuptojnë dallimin mes institucionit e...

Humolli për VV-në: Papërgjegjësi totale, nuk e kuptojnë dallimin mes institucionit e parties politike

Deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës, Fatmir Humolli, thotë se mos pjesëmarrja e VV-së në seancën e sotme, tregon papërgjegjësinë e saj, pasi që sipas tij ky subjekt politik nuk e kupton çka është institucioni e çka është partia politike.

“Po shihet papërgjegjësia e VV-së nuk e kupton çka është institucioni, dallimin mes partisë politike dhe Kuvendit është nënçmim i elektoratit të vetë’’ thotë ai.

Humolli, Qeverinë Kurti e quan shkurtë pamëse. duke thënë se nuk po di të bëjë dallime.

‘’Qeveria është shkurt pamëse dhe nuk e dinë që lufta është brenda partive politike e nuk e kupton që Kosova është mbikëqyrje të madhe ndërkombëtare dhe një luftë politike me faktorë të ndryshëm ndërkombëtar që duhet të jemi më të përgjegjshëm që me ju tregu që ne e duam më shumë Kosovën se ata”, tha Humolli për FrontOnline.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments