Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmir Humolli, i ftuar në FRONTAL të T7, ka foluër për audio-incizimet e publikuara nga “Nacionale” në të cilat shëprfaqet koordinimi në mes të shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila dhe zyrtarit të lartë të Listës Serbe, Slavko Simic.
Humolli i cili në kohën kur ka ndodhur biseda Kusari-Lila dhe Simic ka qenë pjesë e VV-së, thotë se s’kanë qenë në dijeni për koordinim të VV-së me Listën Serbe, por thotë se në rastin e Veteranëve, Lista Serbe ka votuar në mënyrë unike sikurse Vetëvendosje.
“S’kam qenë në dijeni, dhe besoj që s’ka pas dijeni ndonjë prej deputetëve. Me përjshtim që është pa se Lista Serbe në mënyrë unike ka votuar sikur Vetëvendosje kundër veteranëve të luftës. Kanë hy në sallë, si është kry votimi Lista Serbe kanë dalë jashtë”, ka thënë Humolli në FRONTAL të T7.
Ai thotë se parapërgatitjet apo përgatitjet s’janë më të rëndësishme sesa veprimi që ka ndodhur, e që sipas Humollit ka dëmtuar interesin kombëtar të Kosovës.
“Parapërgatitjet apo përgatitjet nuk cojnë pesh shumë, sesa veprimi, veprim që ka qenë i dëmshëm për cështjen e Kosovës, i dëmshëm politik, edhe moral, por i dëmshem edhe në aspektin social. Në të gjitha drejtimet e ka dëmtuar interesin kombëtar.”, ka shtuar tutje.
Ai thotë se s’ka qenë i befasuar nga vota e Listës Serbe, por është habitur me naivitetin e kolegëve të tij brenda VV-së që janë ish-bashkëluftëtar dhe ish-të burgosur politik.
“Një veprim për mue që s’ka qenë befasi që voton Lista Serbe. Për mua ka qenë befasi për naivitetin e bashkëluftarëve të mi, që kanë qenë në grupin e VV dhe pjesa e të ish-burgosurve politik brenda VV-së”, ka potencuar tutje.