Sipas raportimeve në media, turistët kanë kërkuar ndihmë pasi kanë humbur rrugën dhe nuk dinë ku ndodhen.
Sipas policisë, turistët francezë janë nisur nga Llogoraja në drejtim të malit të Karaburinit për të zbritur më tej në gjiret e gadishullit.
Nuk dihet ku janë, por sipas informacioneve mendohet se ata ndodhen pranë gjirit të Shën Andreas.
Policia është në kërkim të tyre, por gjatë natës errësira ka vështirësuar gjetjen e tyre.