Ka ndërruar jetë 56 vjeçari i cili u godit sonte nga një automjet në Vushtrri.
Policia ka njoftuar se viktima ka humbur jetën në QKUK.
“Në aksident është përfshirë një automjet me targa vendore që ka goditur këmbësorin-viktimën E. Xh., 56 vjeçar, i cili si pasojë e lëndimeve të pësuara është raportuar se në ora 22:00 në QKUK- ka ndërruar jetë”, njofton Policia.
I dyshuari, E.M., 22-vjeçar, drejtues i automjetit është dërguar në ndalim.