Ish-ministri i jashtëm i Kosovës Enver Hoxhaj po qëndron në Vjenë, ku ka treguar se është takuar me eurodeputetin Luka Mandl.
Hoxhaj, përmes statusit në Facebook, ka thëbë se me eurodeputin Mandl, kanë diskutuar mbi çështjet aktuale dhe sfidat me të cilat po ballafaqohet Ballkani Perëndimor.
Ai gjithashtu tregoi se u pajtuam se Bashkimi Evropian duhet të jetë më strategjik në rajon, duke nisur nga zhbllokimi i procesit të liberalizimit të vizave për Kosovën dhe fillimin e bisedimeve të pranimit në BE për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Ky është statusi i plotë:
Në Vjenë sot pata një diskutim të mrekullueshëm me mikun tim, eurodeputetin Luka Mandl, mbi çështjet aktuale dhe sfidat me të cilat po ballafaqohet Ballkani Perëndimor.
U pajtuam se Bashkimi Evropian duhet të jetë më strategjik në rajon, duke nisur nga zhbllokimi i procesit të liberalizimit të vizave për Kosovën dhe fillimin e bisedimeve të pranimit në BE për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.