Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka reaguar pas shkrimit të gazetarit Tim Judah, në gazeten prestigjioze “The Economics” ku flitej për shtimin e armatimit nga ushtria serbe, duke e rritur kështu edhe buxhetin për ushtrinë për më shumë se 70 përqind.
Hoxhaj, përmes një shkrimi në rrjetin social Twitter ka thënë se Rusia dhe Serbia po kërkojnë kthimin e historisë së dhunës në Ballkan.
“Rusia dhe Serbia përmes përfaqësuesit të tyre Dodik po kërkojnë kthimin e historisë së dhunës! Kjo është pasoja e garës së armatimit në Ballkan! Blerja e armëve nga Serbia dhe Republika Srpska në Bosnje duke krijuar ushtrinë e saj do të zëvendësojë bashkëpunimin e dobët rajonal me konfrontim të fortë!”.