Monday, November 25, 2024
HomeLajmeKosovaHoxhaj reagon ashpër: UNMIK-u në Këshill të Sigurimit sot ishte zëri i...

Hoxhaj reagon ashpër: UNMIK-u në Këshill të Sigurimit sot ishte zëri i Serbisë

Ish-ministri i jashtëm i Kosovës Enver Hoxhaj, përmes një reagimi ka thënë se sot, UNMIK ishte zëri i Serbisë në Këshillin e Sigurimit në New York.

 

Përmes një statusi në rrjetin social Tëitter, Hoxhaj u shpreh se Kosova duhet ta bëjë të qartë se UNMIK-u nuk ka asnjë rol në Kosovë.

“Sot UNMIK ishte zëri i Serbisë në Këshillin e Sigurimit në Neë York. Kosova duhet ta bëjë të qartë se UNMIK-u nuk ka asnjë rol në Kosovë. Është vetëm platformë, e përdorur dhe e abuzuar nga Rusia kundër shtetit tonë, duke krijuar tensione brenda ose duke na sulmuar ndërkombëtarisht! Kjo duhet të ndalet!”, ka shkruar Hoxhaj në Tëitter.

Ndryshe, përfaqësuesi i UNMIK-ut ka fajësuar Kosovën për tensionet veri duke thënë se institucionet nuk kanë informuar ndërkombëtarët për aksionin në veri.

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments