Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Enver Hoxhaj ka folur për vizitën e të dërguarit special të BE-së, Miroslav Lajçak dhe ndihmëssekretarit amerikan të Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Gabriel Escobar në Kosovë.
Hoxhaj në dpt të Fidani ka folur për qëllimet e kësaj vizite.
Ai tregoi se Lajçak u ka thënë në takime të mbyllura që është për njohje të ndërsjellë në mes Kosovës e Serbisë.
“Një nga qëllimet e vizitës është që nëse Bashkimi Evropian nuk fol për njohje të ndërsjellë, zotri Lajçak e tha që jemi në vijë të njëjtë me SHBA. Neve në takime të mbyllura Lajçak na ka thënë që jam për njohje të ndërsjellë, dhe qëndrimi i BE-së është për njohje të ndërsjellë, sepse ne i kemi bërë presion”, tha Hoxhaj.
Ai shtoi se për këtë u kishin bërë presion të huajve sa ishte ministër i Punëve të Jashtme, që t’i vendoset një emër fundit të procesit.
“Sa kam qenë ministër i Jashtëm kemi kërku, pse nuk ia vendosni emrin fundit të procesit. Përsëri këtu Kosova ka partner të shenjtë Amerikën, ku gjatë kohës së Trumpit për herë të parë ishte e qartë që dialogu duhet të përfundoj me njohje të ndërsjellë. Tash qëndrimi i Biden, qëndrimi i Blinkenit, i Hovenier është i njëjtë , duhet të përqendrohet në njohje të ndërsjellë”, tha Hoxhaj.
Emisionin e plotë mund ta shihni KËTU.