Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeKosovaHoxhaj ka disa fjalë për të emëruarin e ri britanik për Ballkanin...

Hoxhaj ka disa fjalë për të emëruarin e ri britanik për Ballkanin Perëndimor

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, ka reaguar pas emërimit të Stuart Peach në postin e të dërguarit të posaçëm britanik për Ballkanin Perëndimor.

 

Hoxhaj përmes një postimi në ‘Twitter’ ka thënë se e mirëpret emërimin e Peach në këtë pozitë.

“Lajm i shkëlqyeshëm emërimi i Sir Stuart Peach nga Kryeministri Boris Johnson si i dërguari special për #BB! Nëse Britania e Madhe e lexon situatën tonë “si kërcënimin më të madh për stabilitetin e tyre gjatë dy dekadave”, atëherë të gjithë duhet të shqetësohemi!”, ka shkruar Hoxhaj.

“Presim me padurim marrëdhënie më të forta ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar”, ka thënë tutje ai.

Përgjatë ditës, nëpërmjet një komunikate, qeveria britanike ka njoftuar emërimin e Stuart Peach në pozitën e të dërguarit të veçantë të Britanisë së Madhe në Ballkanin Perëndimor.

“Sir Stuart do të mbështesë atë të Përfaqësuesit të Lartë ndërkombëtar, Christian Schmidt, i cili vazhdon të ketë mbështetjen e plotë të Mbretërisë së Bashkuar. Për Serbinë dhe Kosovën, ai do të punojë me partnerët tanë në mbështetje të dialogut Serbi-Kosovë të ndërmjetësuar nga BE-ja”, shkruhet ndër të tjera në komunikatën e qeverisë britanike.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments