Tuesday, November 26, 2024
HomeLajmeKosovaHoxhaj godet Kurtin për njoftimin që bëri mbrëmë: Çfarë ngadhnjimi qesharak i...

Hoxhaj godet Kurtin për njoftimin që bëri mbrëmë: Çfarë ngadhnjimi qesharak i diplomacisë

Ish ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se kryeministri Kurti rezultat të fundvitit duhet ta kishte marrjen e statusit të kandidatit të BE-së, marrjen e Partneritetit për Paqe të NATO-s, anëtarësimin në Këshllin e Evropës dhe anëtarësimin e Kosovës në ndonjë organizatë ndërkombëtare.

Hoxhaj këtë deklaratë e bëri pas njoftimit të Kurtit se se Asociacioni i Arkitektëve të Kosovës i është bashkuar Këshillit të Arkitektëve të Evropës si anëtare vëzhguese.

“Çoroditja e politikës së jashtme të Kosovës dhe  kultura e papërgjegjshmërisë së kësaj qeverie tregon se Kryeministri Kurti në vend se ta kishte si rezultat të fundvitit marrjen e statusit të kandidatit të BE-së, marrjen e Partneritetit për Paqe të NATO-s, anëtarësimin në Këshllin e Evropës dhe anëtarësimin e Kosovës në ndonjë organizatë ndërkombëtare, sot bëri të ditur se Asociacioni i Arkitektëve të Kosovës i është bashkuar Këshillit të Arkitektëve të Evropës si anëtare vëzhguese, që është meritë e vetë arkitektëve dhe jo e politikës së Kosovës!”

Ai ka thënë se Kosova e përmbyllë këtë vit pa asnjë rezultat të vetëm.“Kjo tregon se Kosova e përmbyllë këtë vit pa asnjë rezultat të vetëm dhe vetëm me lajme për vizitat jashtë vendit që s’kanë qenë asgjë më shumë se vetëm turizëm politik. Çfarë ngadhnjimi qesharak i diplomacisë sot dhe çfarë mjerimi politik!”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments