Shenjat nga qeveria Kurti, konkretisht zv/kryeministri Besnik Bislimi se Kosova është pajtuar t’i hap arkivat e UÇK-së kanë shkaktuar reagim dhe alarm të madh tek opozita.
I radhës që ka reaguar në lidhje me këtë çështje është deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj.
Ai me anë të një postimi në Facebook, ka thënë se as në ëndrrën më të keqe nuk do ta kishte menduar se do ta përjetonte ditën kur qeveria e Kosovës legjitimon gënjeshtrat e Serbisë, duke ngjallur fantazmat për arkiva të UÇK-së.
Postimi i plotë:
As në ëndrrën time më të keqe nuk kam menduar se do ta përjetoj këtë ditë, kur Qeveria e Kosovës legjitimon gënjeshtrat e Serbisë, duke i ngjallur fantamzat serbe kinse për arkiva të UÇK-së. Kjo është barazim i viktmës me agresorin dhe krahasim i UÇK-së me ushtrinë serbe!
Gabimet e Qeverisë Kurti në politikën e Jashtme janë të përmasave alarmante, duke rrezikuar seriozisht trashëgiminë e luftës sonë çlirimtare dhe shtetësinë tonë.